Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka kërkuar që institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut të marrin masa dhe të bëjnë hetime për t`i sanksionuar festat nëpër shumë qytete që po mbahen në kundërshtim me protokollet shëndetësore.
Nëpër rrjete sociale janë shpërndarë video dhe fotografi të festave të natës nëpër shumë qytete të vendit, në kohën kur vendi po përballet me numër rekord të infektuarish dhe të viktimave.
?Po shoh fotografi në rrjetet sociale nga ahengje dhe festa në më shumë qytete pa u respektuar protokollet dhe masat për mbrojtje nga Covid-19. Kërkojë me urgjencë institucionet përgjegjëse MPB dhe inspektoratet të zbatojnë hetime dhe të sanksionojnë tubimet e tilla të jashtëligjshme?!
Në Maqedoninë e Veriut për vetëm dy ditë janë shënuar 368 raste të reja me COVID-19 dhe 16 viktima. Autoritetet e vendit nuk përjashtojnë mundësinë e rivendosjes së masave të kufizimeve.
Ndërkohë, Instituti për Matje dhe Vlerësime Shëndetësore të Universitetit Uashington në Sietëll të SHBA-ve ka bërë tre projeksione në bazë të tre skenarëve për Maqedoninë e Veriut.
Sipas skenarit më të keq, deri më 1 Nëntor në Maqedoninë e Veriut do të ketë 1805 viktima nga COVID-19 kurse sipas skenarit më të mirë 752. Sipas këtij projeksioni, skenarët do të varen nga respektimi i masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/